BUJQËSIA

Qendra UrbanLab është me pajisur me një Laborator Toke në mënyrë që t’i vijë në ndihmë sektorit të bujqsësië në zonën e Divjakës dhe në qarkun e Fierit në tërësi.

Pse është i nevojshëm laboratori i tokës për zonën?

Përbërja fiziko-mekanike dhe sidomos përbërja kimike e tokës, pëson ndryshime të vazhdueshme si pasojë e prishjes së ekuilibrave të elementeve kimike te shkaktuar nga:

  • Përdorimi pa kriter i pleherave kimike
  • Mungesën e plehërimeve organike
  • Ndikimet atmosferike, etj

Duke mos njohur përbërjen kimike të tokës, fermerët nuk janë në gjëndje të përcaktojnë nevojat e tokës për ushqim sipas kulturave përkatëse, në këtë mënyrë bëhen plehërime të pa studiuara dhe si pasojë jo vetëm do të prishet struktura e tokës por do çohen dëm investimet dhe nuk do shfrytëzohet toka për të marrë sasinë e prodhimit në maksimum.

analizat

Në laborator mund te zhvillohen analiza fiziko-mekanike dhe kimike të tokës, analizat kimike dhe baktereologjike të ujit.


Analizat
granulometrike
(argjile, lym, rëre)

(argjile, lym, rëre)
• pH
• Konduktiviteti elektrik
• Karbonatet
• Kalciumi aktiv
• Masa organike
• Kapaciteti i këmbimit kationik
• Azoti total
• Fosfori
• Kaliumi (potasi)
• Kalciumi
• Magnezi
• Natriumi
• Mikroelementet (Fe,Mn,Cu,Zn,B)

Analizat
E UJIT

• Nitrite, nitrate
• Fortesine
• Amoniakun
• E.Coli
• Koliformet
• Streptokoket
• Ngarkesën mikrobike







Në bazë të rezultateve të analizave arrihet të përcaktohen nevojat reale të tokës për ushqim.

Gjithashtu, në bazë edhe të nevojave kulturës që do të mbillet, mund të merren rekomandime të sakta në lidhje me sasinë ne kg/ha te azotit, fosforit dhe kaliumit dhe të elementeve të tjerë për të cilën toka ka nevojë.

Ndër të tjera, Urban Lab Divjakë ofron edhe një person të kualifikuar posaçërisht për marrjen e kampionit të tokës.