Divjaka e shpetuar prej te Rinjve

Vento di Terra Albania tashme ka filluar nje projekt te ri ne lidhje me qytetarine aktive ne aspektin e ruajtjes se mjedisit. 

Ky projekt eshte i financuar nga “Leviz Albania”  nje projekt  i Agjensise Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkepunimdhe,  ka si qellimi kryesor përfshirjen dhe ndërgjegjësimin e të gjithë komunitetit te Divjakes ne vecanti te rinjve per te nxitur per problemin e ndotjes së mbeturinave plastike.

Kjo eshte nje ftese e hapur per te gjithe ata qe deshirojne te kontribuojne ne ruajtjen e mjedisit ku jetojne.

Kerkim Teknikesh Laboratori Bujqesor Senior

Te kete:

Diplome ne Kimi.

Te afte te kryej analiza toke, uji, gjethore dhe mbetjesh ne produkt (reside).

Eksperince menaxhuese laboratori dhe punimi ne staf.

Njohuri te gjuhes Angleze , Italishtja jo e domosdorshme.

Aftesi per te shkruar raporte dhe projekte te ndryshme.

Vendi i punes : Divjake

 

8 Marsi në Urban Lab

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, qendra UrbanLab në bashkëpunim me Gruaja dhe Femija ne Fokus (GFF) kanë realizuar një event shumë të rëndësishëm për gratë në zonën e Divjakës. Në event kishte pjesëmarrje  të grave të zonës duke respektuar rregullat në fuqi për Pandeminë. Qendra ka aktivizuar një shërbim psikosocial me një psikolog dhe punonjës social falë shoqatës GFF e cila adreson nevojat e grave në 5 komunat e Bashkisë Divjakë.

Nisma po mbledh shumë aderime dhe mbështetje nga gratë vendase, të cilat prej kohësh po kërkonin për një hapësirë të kushtuar vetëm për to, një vend për të folur dhe ndarë me profesionistë problemet e tyre, por edhe për të shoqëruar dhe planifikuar iniciativa në mënyrë që të përmirësojnë cilësinë e jetës së grave nga Divjaka.

Këto evente realizohen me qëllim përmbushje së misionit social të UrbanLab Center me vëmendje të veçantë ndaj grave.

Rigjenerimi dhe konservimi i ndërtesave në zemër të Parkut të Karavastasë

Në kuadër të zbatimit të projektit #UrbanLab gjatë dy javëve në vijim, profesorët dhe profesionistët më të mirë të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Itali, Shqipëri dhe Spanjë do të ndajnë me studentë nga Italia dhe Shqipëria vizionin e tyre për rigjenerimin dhe konservimin e ndërtesave në zemër të Parkut të Karavastasë.

Qëllimi i kësaj punëtorie është të shqyrtojë mundësitë e konservimit dhe rigjenerimit të disa prej “rrënojave” ekzistuese brenda Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta të cilat lidhen me kujtesën historike vendase si:bunkerët, garnizonet ushtarake që datojnë që nga pushtimi italian rreth viteve‘30, të përdorura për internimin e artistëve dhe shkrimtarëve gjatë luftës civile shqiptare të ’97. Me rëndësi është forcimi i lidhjes mes mjedisit të pyllit ku gjenden ndërtesat dhe rizbulimi i mënyrave të reja të jetesës dhe ndarja e përvojës së parkut dhe sistemit të tij ekologjik.

Na ndiqni në ditët në vijim me të rejat e fundit nga punëtoria

Dita Ndërkombëtare e vullnetarizmit, të rinjtë e qendrës UrbanLab mbjellin në Darëzezë 100 fidan pishe

Në ditën ndërkombëtarë të vullnetarizmit të rinjtë e qendrës UrbanLab bashkë me grupin rinor të Qendrës Epoka e Re mbollën në Darëzezë 100 fidan pishe për të ndihmuar zonën nga erozioni.

Vullnetarizmi mbetet një koncept i rëndësishëm për jetën në komunitetet dhe brezat e rinj gjithmonë e më shumë kanë nevojë të ndjekin shembuj pozitiv për të kontribuar në jetën sociale.

UrbanLab është duke mbështetur të rinj në Divjakë nëpërmjet aktiviteteve, trajnimeve dhe nismave të ndryshme për t’i fuqizuar ata në mënyrë që të jenë më të përfshirë në jetën sociale të Divjakës dhe për të aksesuar tregun e punës në të ardhmen

Hapet konkursi fotografisë ‘Divjaka ime’

E dini që ka filluar konkursi fotografisë ‘Divjaka ime’? Katër temat që mund të fotografohen bujqësi, sociale, turizëm dhe peisazh.

Shkrepe një foto dhe nise tek #urbanlab. Konkursi ka dhe një çmim për foton merr më shumë like.

Konkursi është i hapur për të gjithë të nga mosha 14-29 që janë nga Divjaka.

Nese je nga Divjaka ose banon ne Divjake, behu pjese e nismes te re nga Urbanlab. Zgjidh nje nga temat Turizem, Bujqesi, Sociale ose 1 peizazh dhe shkrepe nje foto.

Fituesit e konkursit kane ne dispozicion shumen prej € 100 euro secili.

Per me shume ndiq linkun per te kuptuar rregullat e konkursit dhe ku ta nisesh foton.

https://docs.google.com/document/d/1GIZgtwnbFPC3_5hYxBkKq3VNrDh_YIjDPzw04ccVygQ/edit?usp=sharing

 

Tetori Rozë! UrbanLab pjesë e sensibilizimit për luftën kundër kancerit të gjirit

Tetori Rozë! Ne mbledhjen e radhes me gratë e bashkise Divjakë, ne sensibilizimin per luftën kunder kancerit te gjirit.

Te pranishem kryetari i projektit UrbanLab i cili foli per mundesite qe ofron kjo qender multifunksionale.

Gjithashtu edhe shoqata vendase Gruaja dhe Femija ne Fokus , e cila tashme do ofroj sherbime psiko-sociale dhe asistence ligjore per grate ne nevoje.