Skip to content

Rreth Nesh

Qendra Urban Lab lind nga partneriteti i (emrin e organizatave që e formojnë) me synimin për të zhvilluar nga pikëpamja ekonomiko-sociale territorin e Divjakës.

Urban Lab është rezultati i projektit URBAN LAB – Laborator Urban për zhvillimin e territorit në Bashkinë e Divjakës zbatuar nga Vento di Terra në bashkëpunim me Bashkinë e Divjakës, Universitetin Politeknik të Milanos, ICEI, AITR dhe Intbau Albania.

Godina e Urban Lab është projektuar nga studio arkitekturës milaneze Arco’ dhe përfundoi në vitin 2019. Që në fillim qendra Urban Lab është menduar si një qendrër ku të rinjtë dhe gratë e zonës të jenë aktorët kryesor që zhvillojnë dhe zbatojnë idetë e tyre në fushën sociale dhe ekonomike.

Misioni & Vizioni

Urban Lab është një mjet i bashkimit territorial të komunitetit me origjinë publike dhe jofitimprurëse, i cili dëshiron te mbledh dhe harmonizoj subjekte të ndryshme lokal, publike dhe private, institucionale, shoqërore, përfaqësues të instancave lokale, tregtare, produdhues dhe individe, në një fryme bashkëpunimi që synon të mbrojë dhe promovojë interesat e territorit në një kornizë lidhjeje dhe harmonie midis sektorit publik dhe privat. Urban Lab gjen vlerën e tij në lidhjen e entiteteve të ndryshme ekzistuese dhe të disponueshme, në një frymë të vazhdueshme partneriteti, drejt realizimit të objektivave të përbashkëta.

Urban Lab në veprimin e tij nuk mund të injorojë gjithashtu parimin e pjesëmarrjes, i kuptuar si ndarje transparente dhe korrekte e veprimeve të tij në të gjitha nivelet e arritshme; përfshirja, e cila nënkupton refuzimin e çdo lloj diskriminimi, nënkupton mbrojtjen e grupeve të cenueshme dhe drejton drejt shprehjeve të solidaritetit; territori, d.m.th., pavarësisht se është i hapur ndaj kërkesave dhe shkëmbimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, shoqata e konsideron territorin e saj si një arsye për të qenë, vepruar dhe si një objektiv parësor.

Brenda këtyre parimeve, zhvillohen të gjitha strategjitë e Urban Lab dhe veprimtarinë pasuese.

Në bazë të këtyre parimeve themeluese, anëtarët e shoqatës mund të vijnë nga rrethet publike dhe private pa asnjë kufizim përveç marrëveshjes së plotë me të gjitha parimet dhe pikat e këtij statuti dhe vullnetin aktiv dhe konkret për t’i sjellë vlera shoqatës dhe në territor

KONTAKTO

Adresa: Rruga Pavaresia , 32/1 , Divjake

Tel:+355685878666

E-Mail: [email protected]