TURIZMI

Parku Kombëtar Divjakë, Karavasta dhe Laguna

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, ndodhet në pjesën perëndimore të Shqipërisë, shtrihet përgjatë fushës së Myzeqësë me dalje nga Deti Adriatik dhe si pasojë e shumëllojshmërisë së shpendëve dhe bimëve, kjo zonë është e identifikuar si zonë me rëndësi të lartë të shpendëve dhe bimëve në nivel ndërkombëtar. Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta (PKDK) është kompleksi ligatinor më i madh në Shqipëri, i përbërë nga katër lagunat (Karavasta, Godullat, Godullat e Pishës, Spiaxho) me një sipërfaqe prej afro 5.000 hektarësh, duke përfshirë dunat e rërës dhe deltën e lumit që ndodhet në pjesën qendrore të Rajonit Perëndimor, ndërmjet lumit Shkumbin në veri dhe lumit Seman (Kanali i Myzeqesë) në jug, 40 km në perëndim të qytetit të Lushnjës nga ana e bregdetit Adriatik. ​

Laguna e Karavastasë është sipërfaqja më e madhe (4.100 ha) e këtij kompleksi ligatinor; ajo është 15.4 km e gjatë dhe 4.1 km e gjerë. Thellësia maksimale është 1,3 m dhe ka një thellësi mesatare prej 0.7 m. Në pjesën lindore kompleksi është i rrethuar nga Kodrat e Divjakës, 18 km të gjata dhe 5 km të gjera. Pika më e lartë është Guri i Gomares me 192 m mbi nivelin e detit, ndërsa sipërfaqja e përgjithshme e pellgut ujëmbledhës është rreth 6.500 ha. Laguna është e ndarë nga deti prej pyllit me pisha të Divjakës dhe në pjesën lindore tokat bujqësore kufizohen me lagunën. Laguna është e ndarë nga deti me pyllin e pishës së Divjakës dhe lagunën e Godullës.

Ligatina e Karavastasë, një nga më të mëdhatë në Detin Mesdhe, e njohur si një ligatinë me rëndësi të lartë në nivel ndërkombëtar nga Konventa Ramsar. Pasuria e madhe e faunës është e reflektuar edhe në listën e llojeve dhe nënllojeve të regjistruara deri tani, me 228 specie shpendësh, 25 specie gjitarësh, 29 specie reptilësh dhe 29 amfibësh. Ky park është shumë i njohur pasi në të ndodhet 5% e popullatës botërore të llojit të rrezikuar dhe të rrallë, pelikanit kaçurrel.

 

Vec kësaj, Divjakë-Karavasta është një vend i rëndësishëm për faunën ujore dhe luan rol të rëndësishëm në ekonominë e peshkatarëve vendas. Peizazhi mahnitës është një karakteristikat spikatëse të këtij parku të cilat ndikojnë pozitivisht në ekonominë vendase dhe si portë për zhvillimin e turizmit.

Shpendët shtegtues nuk kanë kufij siç kanë shtetet dhe kjo thekson nevojën për të shtuar përpjekjet për të kontribuar në mbrojtjen diveristetit të shpendëve në rrugën e shtegtimit.

Atraksione

Zona ofron mundësi të mira për të vizituar atraksione natyrore, por edhe ato arkeologjike, si Kisha Bizantine, shek. i XVIII, në fshatin e Karavastasë së Re (24 km) dhe Manastiri i Ardenicës, shek. XVIII – XIV, pranë fshatit Kolonjë (28 km). Ky i fundit është shpallur monument kulture me rëndësi të veçantë.

Popullsia

Divjaka është qyteti më i afërt i parkut (afërsisht 6 km) me një popullsi prej rreth 13,960, prej të cilëve rreth 8,000 qytetarë banojnë në territorin e bashkisë dhe të tjerët në fshatrat përreth.

 

 

Ekonomia

Banorët vendas punojnë përgjithësisht në bujqësi, dhe veçanërisht në kultivimin e perimeve, drurëve frutorë, peshkim dhe në një shkallë më të vogël, me mbarështimin e blegtorisë.

Hyrja për në park kryhet nëpërmjet rrugës kryesore që lidh Divjakën me Parkun Kombëtar. Rruga e ndan pyllin në dy pjesë (Veriun dhe Jugun). Hyrja për në park ndodhet 1.2 km në very të qendrës së parkut dhe plazhit, ndërkohë që aplikohet një taksë për hyrjen e vizitorëve dhe makinave në park.

Qendra e parkut ndodhet pranë plazhit të Divjakës, afërsisht 1.2 km në jugperëndim të hyrjes së parkut. Shumica e shërbimeve ndodhen në qendër të parkut. Plazhi i Divjakës është një rrip prej përafërsisht 15 kilometrash rëre të bardhë që kufizohet me një pyll pishash dhe përbën një destinacion të kërkuar plazhi për mijëra turistë dhe vizitorë një-ditorë, kryesisht nga Shqipëria jug-qendrore. Plazhi i rërës është i madh (250 m nga linja e ndarjes së pyllit me pisha në vijën bregdetare), dhe madje, edhe gjatë kulmit të sezonit, është e mundur që duke lëvizur përgjatë kësaj ndarjeje të sigurohet një fare privatësie.

Hoteleri

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry’s standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

It is a long established fact that a reader will be distracted by the readable content of a page when looking at its layout. The point of using Lorem Ipsum is that it has a more-or-less normal distribution of letters, as opposed to using ‘Content here, content here’, making it look like readable English. Many desktop publishing packages and web page editors now use Lorem Ipsum as their default model text, and a search for ‘lorem ipsum’ will uncover many web sites still in their infancy. Various versions have evolved over the years, sometimes by accident, sometimes on purpose (injected humour and the like).

Gastromonia

Zona e plazhit të Divakës është kthyer në një atraksion për ofrimin e shërbimit të kulinarisë. Restorantet e zonës ofrojnë gatime tradicionale ku peshku dhe ngjala janë vetëm disa prej gatimeve tipike të zonës. Duke qënë një nga zonat ku bujqësia ka një prodhimatari të lart, Divjaka ofron fruta dhe zarzavate të stinës me cilësi.

Shtigjet e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta